MENU
klinika

Mbulohen rrugët nga bardhësia

Bie dëbora e parë në Mirditë!

28.12.2020 - 11:34

Në zonën e Mirditës ka rënë dëbora e parë për këtë vit.

Zona e Fanit deri në tunelin e Kalimashit është zbardhur nga dëbora. Reshjet nuk kanë krijuar problematika deri më tani në Rrugën e Kombit.

I gjithë vendi është mbuluar nga bardhësia, rruga, malet e kodrat. tashmë ndodhemi në muajin dhjetor dhe është normale që në veri të vendit temperaturat të ulen e për pasojë të ketë edhe reshje dëbore.

Temperaturat në të gjithë vendin janë ulur, ndërsa dëbora ka nisur në veri dhe në zonën e Korçës.

Zonat me dëborë janë ato më të pëlqyerat në këtë sezon, ku shumë qytetarë zgjedhin që të kalojnë festat e fundvitit.