MENU
klinika

Masa për 27 të arrestuarit dy ditë më parë

“Blindohet” gjykata e Vlorës!

16.12.2020 - 10:19

27 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës dy ditë më parë, në kuadër të një operacioni të madh anti-drogë që ka përfshirë gjithë qarkun, mes tyre edhe 6 punonjës policie. Mëngjesin e sotëm këta persona kanë mbërritur në Gjykatën e Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

Seanca do të jetë me dyer të mbyllura dhe nuk do të lejohen mediat, ndërsa në ambientet e jashmte të Gjykatës së Vlorës janë mblëdhur familjarët e të arrestuarve që me ankth presin çfarë mendimi do të merret për ta. Ata do të gjykohen nga gjyqtarja Elona Mihali.

Qarkullimi dhe lëvizja në rrugën që të çon pranë Gjykatës së Vlorës është bllokuar.

Mes 27 të arrestuarve janë dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor. Gjithashtu, janë arrestuar dhe inspektorë pyjesh. Në pranga kanë rënë:

– Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë;

– David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme;

– Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë;

– Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë;

– Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë;

– I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.