MENU
klinika

“Rrezja që ngroh shpirtin tim!”

Bora Zemani uron të birin për ditëlindje

12.12.2020 - 11:03

Për Bora Zemanin ai është dielli vetë!

E si mund të ishte ndryshe në fakt, kur bëhet fjalë për djalin e saj Arborin, e kur të gjithë e dimë se dashuria e nënës për fëmijën është e pakushtëzuar.

Në fakt Bora nuk ngurron të ndajë herë pas here me publikun, momentet e bukura që ajo kalon me djalin e saj, i cili na ka “rrëmbyer” zemrat me ëmbëlsinë dhe zgjuarsinë e tij.

Ditën e sotme i vogli feston ditëlindjen dhe bën 6 vjeç. Dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim publik nga mami Bora.

Moderatorja ka ndarë në Instagram disa foto mjaft të bukura, ku shkruan se dita e lindjes së tij është edhe dita më e bukur në jetën e saj.

Sa shpejt kaluan 6 vite nga dita me e bukur e jetes sime. Kur njoha krijesen me te embel, me te dashur… mrekulline time!
Edhe 100 vite te bukura Arbor, rrezja qe ngroh shpirtin tim!
#arbordashuria

Pafund urime për Arbor dashurinë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN