MENU
klinika

Reagon OBSH!

Britani, ministri i Shëndetësisë: Zbulohet një mutacion i ri i koronavirusit

14.12.2020 - 19:41

“Është identifikuar një variant i ri i koronavirusit që mund të shoqërohet me një përhapje më të shpejtë të Covid-19 dhe ka shumë të ngjarë të lidhet me rritjen e shpejtë të rasteve në Londër”.

Kështu ka deklaruar sot Ministrit britanik i Shëndetësisë Matt Hancock. Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar shtoi më tej tha se të paktën 60 autoritete të ndryshme lokale në Angli kanë regjistruar infeksione Covid të shkaktuara nga varianti i ri shkruan BBC.

Hancock tha se nuk dihej nëse varianti i ri shkaktonte sëmundje më të keqe ose nëse vaksinat nuk do të funksiononin më. Ai tha se gjatë javës së fundit, kishte pasur rritje të mëdha të infeksioneve nga virusi në të gjithë Londrën, Kent, pjesë të Essex dhe Hertfordshire.

 

 

“Ne nuk e dimë nëse kjo është për shkak të variantit të ri, por pa marrë parasysh shkakun e tij, ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare, të cilat fatkeqësisht janë absolutisht thelbësore për të kontrolluar këtë sëmundje vdekjeprurëse ndërsa vaksina është shpërndarë.”

Menjëherë pas njoftimit të ministrit, Hancock ka reaguar OBSH, duke thënë se nuk ka asnjë provë që varianti i ri i zbuluar në Britaninë e Madhe sillet ndryshe nga forma që në njohim të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN