MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ç’është keratokonus, sëmundja e kornesë së syrit që prek adoleshentët?

31.12.2020 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ç’është keratokonus, sëmundja e kornesë së syrit që prek adoleshentët?

Mjeku: Termi “keratokonus” tregom për një sëmundje të syve e karakterizuar nga një ngurtësi më e vogël strukturore të kornesë (membranës transparente e vendosur në pozicionin e parmë të syrit, që përbën lenten më të fuqishme të aparatit viziv) i cili ka tendencën të hollohet duke marrë formën e një koni të fryrë drejt pjesës së jashtme të syrit.

Kjo patologji mund të ndodhë në një apo të dy sytë, dhe në pjesën më të madhe të rasteve redukton mprehtësinë e shikimit aq sa deformohet kornea.

Nëse diagnoza bëhet menjëherë, përmes një vizite te okulisti ndihmuar nga pajisjet specifike si tomograafia konreale, topografia korneale dhe pakimetria mund të ndërhyhet në keratokonus para se të arrijë nivelin e rëndë që është më i veshtirë të menaxhohet.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të rasteve keratokonus shfaqet mes adoleshencës dhe moshës së rritur, dhe prek të dy sytë megjithëse në masë të ndryshme.

Ajo favorizohet ngaL
Familjariteti: disa studime kanë treguar se rreth 10-15% të personave të prekur kanë një anëtar të familjes me të njëjtën gjendje.

Lezione apo trauma korneale: mund të shkaktohet nga fërkimi i syrit, përdorimi i tejzgjatur i lenteve të kontaktit, procese irriituese të zgjatura me kalimin e kohës.
Patologji të tjera okulare si retinitis pigmentoz, keratokonjuktiviteti pranveror, retinopatia premature.

Gjithashtu dhe sëmundje sistemike si sindromi Dovvn, osteogenesis imperfecta, sindromi Ehlers-Danlos, amauroza kongjenitale e Leber dhe dëmi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.