MENU
klinika

"Mikrokimeria"

Çfarë mbetet nga foshnja në trupin tuaj pas lindjes?

14.12.2020 - 12:09

E dinit që ju mund të mbani një pjesë të foshnjës edhe pas lindjes? Cfarë është ajo?

Çfarë gjëje të mrekullueshme lë foshnja në trup pasi lind?

Të jesh shtatzënë mund të dëmtojë pjesërisht trupin dhe mendjen. Por sapo të mbarojë lindja, mund të të marrë malli për të patur fëmijën si pjesë të trupit. Edhe nëse ende e keni foshnjën në krahë, ndjenja se e keni atë brenda jush është krejtësisht e ndryshme. Shumica e grave e konsiderojnë kohën e tyre të shtatzënisë si një nga periudhat më të paharrueshme në jetën. Të gjithë e dimë që një foshnjë ishte pjesë e nënës një herë, por nëse do t’ju thoshim që ju mund të mbani një pjesë të foshnjës edhe pas lindjes? Tani, kjo mund të tingëllojë e pamundur, por është e vërtetë.

Kjo është “Mikrokimeria”.

Fëmija lë qelizat fetale që qarkullojnë në trupin tuaj dhe procesi njihet si mikrokimizëm. Sipas studiuesve, këto qeliza janë derdhur brenda barkut tuaj gjatë shtatzënisë dhe ato vazhdojnë të jetojnë brenda jush për vite me rradhë. Edhe pse këto janë qelizat e trupit të foshnjës, ato nuk refuzohen nga organizmi. A nuk është kjo e mahnitshme? Tani e dini që fëmija është gjithmonë një pjesë e juaja si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.

Këto qeliza zakonisht udhëtojnë nëpër placentë dhe bashkohen me qelizat e nënës. Disa njerëz madje thonë se këto qeliza udhëtojnë në tru dhe shndërrohen në neurone. Tani, kjo është diçka e mrekullueshme! Para se studiuesit të mësonin më shumë rreth mikrokimerizmit, ai ishte i lidhur me preeklampsinë dhe sëmundjet autoimune. Ndoshta u supozua se trupi i nënës luftoi kundër qelizave të foshnjës pasi ato janë qeliza të huaja.

Ju e keni mbrojtur foshnjën kur keni qenë shtatzënë dhe e mbroni atë  edhe pas lindjes, gjatë gjithë jetës tuaj. Por edhe foshnja juaj po ju mbron fshehurazi! Studimet tregojnë se mikrokimerizmi mund ta mbrojë nënën nga sëmundje si kanceri.

Sa qëndrojnë këto qeliza brenda trupit?

Sipas një studimi të kryer mbi gratë që kishin lindur foshnje djem, sekuencat e kromozomeve Y qëndruan brenda trupave të tyre për rreth 27 vjet pas lindjes ! Shumë studime në lidhje me mikrokimerizmin përpiqen të punojnë në praninë e kromozomeve Y pasi ato janë më të lehta për tu gjetur në trupin e nënës. Gjetja e kromozomit X të një vajze foshnje midis sekuencave X të kromozomit të nënës është shumë më e vështirë .

A mund të ndahen këto qeliza nga trupi?

Studimet kanë zbuluar se qelizat fetale mund të izolohen nga trupi i nënës dhe mund të analizohen për qëllime të hulumtimit. Ndoshta, një ditë në të ardhmen, bota mjekësore do të dalë me mënyra që do të përdorin mikrokimerizmin në trajtimin e sëmundjeve që prekin nënën si dhe fëmijën.

Lidhja e një nëne me foshnjën e saj është diçka që nuk mund të shpjegohet me fjalë të thjeshta. Kjo lidhje nuk është thjesht emocionale siç besojnë shumica prej nesh dhe është e rrënjosur aty në qelizat e nënës dhe foshnjës. Ndërsa përparojnë shkenca dhe teknologjia, kjo lidhje po fiton gjithnjë e më shumë vërtetim shkencor. Gjithashtu, kohëzgjatja e pranisë së këtyre qelizave është aq e gjatë sa lehtë mund të besojmë se lidhja është një lidhje e pathyeshme. Shpresojmë, ne do të njohim më shumë fakte mahnitëse në lidhje me mikrokimerizmin në të ardhmen në mënyrë që t’i mundësojmë gjetjen e zgjidhjeve produktive për çështje shëndetësore si kanceri.