MENU
klinika

Disa këshilla për gjithë prindërit

Cilat janë shkaqet e vonesës në rritje?

16.12.2020 - 10:07

Shkaqet e vonesës në rritje janë:

  • Ndryshimet gjenetike në kromozome
  • Çrregullimet hormonale
  • Anemitë e lindura
  • Sëmundjet metabolike
  • Keqthithja e ushqimit në zorrët dhe kequshqyerja.

Një sëmundje shumë e rëndësishme e moshës fëminore është hipotiroidizmi i lindur ( kongenital). E ndeshim disi rrallë por mbetet për tu vlerësuar niveli i hormonit TSH sa herë kemi vonesë të zhvillimit mendor të fëmijës.

Hormoni i tiroides është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin mendor.

Kretinizmi ( ulja e funksionit të tiroides) është njohur 2000 vite më parë.

Shkaqet , mendohet të jenë tre:
1- Defekt i zhvillimit të gjëndrrës tiroide
2- Defekt i biosintezës së hormoneve tiroidienë.
3- Hypotiroidizëm kongenital tranzitor.
Shenjat: përgjumësi, temperatura e trupit më e ulët se normalja, anësitë rrinë gjithmonë të ftohta, lëkura dhe flokët e thatë, edemë, gjuhë të madhe, vonesë e thellë mendore, çrregullime të rritjes kockore me anësi të shkurtra dhe gushë të zmadhuar.