MENU
klinika

Formula 1

Corinna Schumacher: Michael pati zemër të madhe

21.12.2020 - 13:52

Po bëhen 7 vjet nga aksidenti dramatik që sot e kësaj dite ka lënë Michael Schumacher në gjendje kome. Shumë pak informacion në lidhje me situtën e 7 herë kampionit të botë në Formula 1.

Por së fundmi ishte vetë Corinna, gruaja e Schumacher që ka folur, madje prezente në mbrëmjen gala të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Gjermanja pranoi këtë ftesë, sepse Jean Todt, miku i familjes për dekada, ishte i përfshirë. Corinna nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore:

“Schumacherit thjesht i pëlqente t’i jepte makinës me shpetësi. Nuk kishte nevojë për shtysa. Ai gjithmonë kishte një motivim të shkëlqyeshëm për gjithçka. Michael pati një zemër të shkëlqyer për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ishte gjithmonë një kënaqësi për të që të bënte këto gjëra”.

michael schumacher

Ky ishte vërtet momenti më emocionues i ceremonisë së ndarjeve vjetore të çmimeve. Edhe Lewis Hamilton që ishte në lidhje direkte me sallën u prek nga fjalët e Corinnas. Piloti britanik barazoi Michael Schumacher këtë vit me 7 tituj kampionë në Formula 1. Për këtë BBC e vlerësoi si sportistin më të mirë të vitit 2020. Hera e dytë që e fiton këtë çmim, herën e parë e kishte fituar në 2014.