MENU
klinika

Raste të reja edhe në disa institucione

Covid-19/ Mësues dhe nxënës të infektuar në Berat

31.12.2020 - 12:09

Ditët e fundit është vënë re një shtim i numrit të rasteve të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit. 33 ishin rastet e raportuara “pozitive”, ku 24 raste infektimesh janë vetëm në qytetin e Beratit, 5 në Skrapar, 2 në Poliçan dhe 2 raste në Urë-Vajgurore.

Edhe pse shkollat 9-vjeçare dhe të mesme janë mbyllur prej disa ditësh, mes rasteve të të infektuarve raportohen mësues e nxënës të prekur me koronavirus.

Një mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni në Berat, një mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Hinkë, një mësues dhe një nxënës në shkollën e mesme “Muhamet Janina” në Urë-Vajgurore dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare të fshati Kostren në Urë-Vajgurore janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19.

Infektimet kanë vijuar edhe në institucione vendore, ku raportohen të infektuar me SarsCov-2 një ekonomiste në degën e thesarit në Berat dhe një mjek veteriner. 26 rastet e tjera të të infektuarve raportohen të jenë: 18 pensionistë dhe 8 të papunë, ndërkohë që numri i rasteve aktive në rang qarku ka shkuar në 784.

 

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier