Fieri vazhdon të mbetet një ndër qytetet me numër të madh personash të prekur nga Covid-19, ku nuk kanë munguar as humbjet e jetëve. Bazuar në të dhënat e fundit, virusi nuk ka kursyer as punonjës të administratës dhe institucioneve të ndryshme.
Kështu, vetëm një ditë më parë, kanë dalë pozitivë me Covid një mjeke dhe një infermiere në spitalin pediatrik në Fier si dhe nje mjeke familje dhe infermierja në qendren shëndetësore Zhupan.
Pozitiv pas kryerjes se tamponit ka dalë edhe një farmaciste e burgut te Fierit, ndërsa duhet theksuar se përgjate këtyre diteve nuk kanë munguar edhe të tjerëtë infektuar në radhët e stafit të ketij institucioni.
Listës së gjatë të infektuar në Fier i janë shtuar edhe mesues dhe edukatorë, ndërsa në të shumtën e rasteve pensionistët rezultojnë më të prekurit. Aktualisht në Fier çerdhet, kopshtet dhe shkollat vijojnë të jenë të hapura, ndërsa mësimi vijon normalisht.
Ditë e djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 17 raste të reja në Fier si dhe 2 viktima. Nga nisja e pandemisë e deri tani ky qark ka Fier 1620 raste aktive duke u rënditur i dyti pas Tiranës.