MENU
klinika

“Garancia e kësaj lufte s’janë politikanët, por...”

Covid-19, Rama komunikim me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë

17.12.2020 - 13:50

Kryeministri Edi Rama pati një komunikim të përbashkët me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë ku do të diskutohet mbi masat për përballimin e pandemisë së COVID-19.

“Faktikisht, fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura të gjitha bashkë. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që kjo është një luftë që çdo vend nuk mund ta fitojë dot i vetëm.

Sa më shumë të komunikojmë, të bashkërendojmë fuqitë dhe duke shkëmbyer eksperiencat të njehsojmë qasjet kundër kësaj lufte duke kursyer aq jetë dhe aq plagë sa mund të kursehen. Jetët e humbura nga ky agresion janë të pashmangshme.

Jemi përpjekur të mësojmë nga të tjerët dhe 1 nga vendet që kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur komunikim të vazhdueshëm është dhe Turqia.

Besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët por janë ekspertët. Komiteti Ekspert i Turqisë ka një meritë e cila falë ekspertizës ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes të këtij armiku të padukshëm.

Nuk ishin të pakta ato vende të mëdha me burime të mëdha financiare që u gjetën në situata të vështira. Turqia ndërmori një sërë masash të distancimit social edhe përpara se OBSH ta klasifikonte koronavirusin si pandemi botërore”, tha Rama.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!