MENU
klinika

Iu konfirmua akuza

Del para Gjykatës Speciale sot Nasim Haradinaj!

15.12.2020 - 09:51

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj 2 pjesëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Hardinajt.

Me të konfirmuar aktakuzën, Nasim Haradinaj do të paraqitet para Speciales sot nga ora 15:00.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ata akuzohen për pengimin e drejtësisë e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.

Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale.