MENU
klinika

"Tri lloje të demokracisë kanë ndodhur në 100 vitet e fundit"

Demokracia në një flluskë

27.12.2020 - 13:56

E shpjegon shumë mirë Damiano Palano, drejtor i Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit Katolik, në “Bubble Democracy: Fundi i publikut dhe polarizimi i ri”. Sipas Palanos, tre lloje të demokracisë kanë ndodhur në 100 vitet e fundit: demokracia partiake, ajo e publikut dhe aktualisht, Demokracia e Flluskës.

Në të parën, e cila dominoi shumicën e viteve 1900, janë partitë masive ato që qeverisin ndjenjat e opinionit publik, të forcuara nga një organizatë e madhe dhe një ideologji që nuk pranon asnjë dyshim. Kalimi nga «turma pa fytyrë» (ajo e përshkruar në mënyrë të admirueshme nga Manzoni në “Të fejuarit”) tek masa, është gjithashtu falë përdorimit të mirë të shtypit.

Me hegjemoninë e televizionit, kalojmë te “demokracia publike”. Mediumi i ri gërvisht identifikimin e votuesve me partitë, por vazhdon të garantojë stabilitetin e sistemit, në sajë të nevojës që liderët të fitojnë “zgjedhësin mesatar”, përmes moderimit të mesazheve të tyre.

Dhe në fund, me ardhjen e shekullit njëzet e një, ne arrijmë tek “flluska”. Në fakt, publiku zhduket – një subjekt heterogjen, por që tentonte t’u përgjigjej stimujve të politikës pak a shumë kolektivisht – dhe mbërrin individi.  Sidoqoftë, nuk ka kthim të individualizmit liberal, por, me ardhjen e dixhitalit, zbulohet prania e një mase të ndryshme nga ajo e shekullit XX.

Ajo, shpjegon Palano, është një kolektivitet në të cilin secili individ jeton në “flluskën” e vet dhe i cili, për shkak të ndotjes së ligjërimit publik dhe mungesës së pluralizmit korrekt, përfundon në radikalizimin e ideve të tij dhe, rrjedhimisht, polarizim të debatit: «Flluska në të cilën gjendemi të burgosur në mënyrë të pavetëdijshme, eliminon nga përfytyrimi ynë pikëpamjet alternative dhe të gjitha opsionet e tjera, që nuk përputhen me atë që kemi miratuar në të kaluarën».  

Nëse Manzoni përshkruante dramën e pasioneve dhe irracionalitetin e masës, e cila i bindej në mënyrë impulsive një zëri, sot të gjithë veprojnë në “flluskën” e tyre duke iu bindur, gjithnjë nën impuls, një algoritmi të padukshëm që na qeveris “sipas festes”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhe si mundet një ditë, të ketë sukses…

Pse dështoi demokracia në Lindjen e Mesme?