MENU
klinika

Nga The Economist

Demokracitë duhet të mësojnë sërish artin e mashtrimit!

20.12.2020 - 13:30

Pesëqind manekinë zbarkuan në bregdetin francez natën e 5 qershorit 1944. Falë një pajisje të vogël piroteknike, secili prej tyre nisi të hapte zjarr. Pushtuesit e heshtur, u dukën si pararoja e një ushtrie fantazmë, mashtrimi më i suksesshëm në historinë ushtarake moderne.

Fuqitë Aleate synonin të pushtonin Francën, por nuk donin që Gjermania ta dinte vendin dhe kohën e zbarkimit. Ndaj ato caktuan George Patton, një gjeneral të vërtetë, në krye të Grupit të Parë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Fushata e mashtrimit u quajt “Bodyguard” (Truproja), një referencë ndaj deklaratës së Winston Churchill se “Në kohë lufte, e vërteta është aq e çmuar, sa që ajo duhet të ndiqet gjithmonë nga pas nga një ‘truprojë’ gënjeshtrash”.

Manekinët për druri që u hodhën me parashutë, dhe radio-trafiku i rremë, krijoi tek gjermanët përshtypjen e një zbarkimi në Pa dë Kale, rreth 300 km larg plazheve të Normandisë, ku do të zbarkonin trupat e vërteta. Organizatorët e këtij truku gjenial, ndërtuan edhe një depozitë të rreme nafte në Dover.

Një aktor që i ngjante shumë gjeneralit britanik, Bernard Montgomery, dhe që ishte komandant i forcave tokësore aleate, u dërgua në Afrikën e Veriut, si për t’i treguar armikut se nuk po ndodhte asgjë me rëndësi. Mashtrimi funksionoi. Gjermania u befasua gjatë D-Day. Edhe disa javë më vonë, Hitleri besonte ende besohej se forca imagjinare e gjeneralit Patton, ishte gati të godiste diku tjetër.

Mashtrimi si taktikë praktikohet ende në luftërat e sotme. Në konfliktin e saj me Azerbajxhanin, Armenia radhiti në aeroporte disa dronë të rreme prej bambuje, por edhe

disa raketa të rreme po prej druri. Gjatë një përplasje me Indinë, Kina publikoi imazhe të lëshuesve të raketave, të cilat pas një vëzhgimi më të kujdesshëm, rezultuan të ishin

objekte prej plastike që tundeshin.

“Mashtrimi si një strategji ushtarake, po zbehet shumë në Perëndim”- ankohet gjenerali Richard Barrons, që deri në 2016komandonte forcat e përbashkëta të Britanisë. Truku i fundit i madh i SHBA-së, ndodhi në luftën e parë të Gjirit Persik, kur e mashtroi Saddam Huseinin (dhe marinarët e tij) për të një sulm të pritshëm nga deti.

Megjithëse vendet vazhdojnë të spiunojnë, propagandojnë dhe sabotojnë njëra-tjetrën, mashtrimi ushtarak – pra mashtrim i kundërshtarit për të bërë gjëra që dëmtojnë interesat e tij – duket se po del nga moda. Dhe fajin e kanë tre zhvillime. Faktorët materialë janë dobësuar në favor të atyre njerëzorë në një luftë, teknologjia është përmirësuar, dhe demokracitë liberale janë dobësuar.

Lufta moderne është një profesion, që zhvillohet nga një makineri lufte komplekse, dhe nga oficerë të aftë që ta përdorin atë. Në të kundërt, mashtrimi është më afër një ndërmarrjeje artistike. Ishin zoologët, të pajisur me dijet e duhura mbin ngjyrosjen e kafshëve, dhe artistët e frymëzuar nga rryma e Kubizmit, ata që zhvilluan modelet avangarde të maskimit të hershëm.

Më i spikatur ishte kamuflazhi i i ngjashëm me zebrën, i aplikuar tek anijet luftarake gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, që e bënte të vështirë përcaktimin e shpejtësisë dhe drejtimit të tyre nga armiku. Piktori Pablo Picasso pretendoi meritat e tij për maskimin e ushtrisë franceze.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Qendra për Zhvillimin dhe Trajnimin e Kamuflazhit në Britani, mblodhi atë që Peter Forbes, autori i librit “Mimika dhe kamuflazhi”, e quan “një përzierje të çuditshme personazhesh”, përfshirë arkitektë, piktorët surrealistë, natyralistë, dhe një magjistar.

Në Amerikë, një “Ushtri Fantazmë”, veprimtaria e së cilës ishte sekret shtetëror deri në vitin 1996, punësoi aktorë dhe artistë për të gjeneruar efekte speciale në fushën e betejës, si folësit që simulonin tingullin e tankeve kur afrohen. Shumë prej tyre, vazhduan më vonë karrierën në art dhe modë.

Ndërkohë, teknologjia i ka bërë sot edhe mashtrimet më gjeniale më të vështira për t’u përdorur. Lufta është gjithnjë e më shumë “një garë midis fshehjes dhe gjetjes”, vuri në dukje në shtator shefi i shtabit britanik të mbrojtjes. Aftësia për të gjetur kundërshtarin ka përparuar shumë.

Satelitët dhe dronët shohin gjithçka poshtë, ushtarët dhe automjetet e ngarkuara me antena. Sikur të ekzistonte industria e sotme satelitore 30 vjet më parë, Saddami mund të kishte blerë imazhe me rezolucion të lartë, që do të zbulonin trupat amerikane që po grumbulloheshin pranë kufirit me Irakun.

Dhe sensorët e sotëm, shohin detaje që i shpëtojnë syve të njeriut. Një kamerë termike me rreze infra të kuqe e vendosur mbi një dron, mund të tregojë lehtësisht një objekt të rremë prej gome nga një serbator të nxehur prej metali. Sensorët, mund të zbulojnë edhe armët e fshehura nën tokë.

Dhe sot një mashtrues duhet të mashtrojë me sukses në më shumë mënyra. Krijimi i një batalioni të rremë, kërkon tani gjenerimin jo vetëm të trafikut të rremë në komunikimet me radio, por edhe aktivitet në mediat sociale. Megjithatë, disa nga hilet e vjetra funksionojnë ende.

Trupat ruse kanë një togë të posaçme që merret me spërkatjen e ambientit me tym dhe aerosole, të dizajnuara për të bllokuar rrezet ultraviolet, ato infra të kuqe dhe radarët. Dhe

ky lloj maskimi vetëm sa po përmirësohet. Ndërkohë dronët dhe robotët në tokë, mund të emetojnë valë elektromagnetike, duke i provokuar sensorët e armikut që të qëllojnë më kot.

Madje ushtritë mund të kërkojnë të shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale të rivalit, për të gjeneruar modele maskimi, dhe modele të tjera që i ngatërrojnë algoritmet që gjurmojnë objektivat. Problemi më i madh, nuk është që forca brutale po zëvendëson imagjinatën artistike, dhe as që teknologjia po e mohon fshehtësinë.

Ankesa që dëgjohet më shpesh në ushtritë perëndimore, është ajo se rivalët kanë më shumë oreks për taktika mashtrimi sesa ata vetë. Ndoshta, sugjerojnë ata, shoqëritë e hapura që vlerësojnë sundimin e ligjit dhe transparencën, janë në thelb më pak të afta në hile.

Zyrtarët ushtarakë evropianë dhe amerikanë, i përshkruajnë me një përzierje të neverisë por edhe zilisë praktikat ruse dhe kineze të maskimit dhe mashtrimit. Ndërsa përdorimi i mashtrimeve nga Amerika, është aktualisht në një nivel shumë të ulët pas 2 dekada neglizhence, Kina ka investuar shumë to, përfshirë një tank prej gome me peshë 35 kg, që futet në një çantë shpine dhe kur duhet fryhet në vetëm 4 minuta.

Rusia ia rrëmbeu Krimenë Ukrainës në vitin 2014, duke përdorur me zgjuarsi një personel me uniforma, pa asnjë shenjë dalluese – të ashtuquajturit ‘burrat e vegjël me rroba të gjelbra’ – dhe një sulm të sinkronizuar të keq-informimit. E gjithë fushata ishte një mashtrim:një pushtim i maskuar si një kryengritje nacionaliste. Nëse nuk duan të mbeten pas, edhe ushtritë perëndimore duhet të rinisin përdorin në masë të taktika të tilla mashtrimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN