MENU
klinika

Zgjidhja e çuditshme për të patur publik në sallë

Disa ditë në “anije-karantinë” për të qenë në Sanremo!

28.12.2020 - 12:30

Nëse deri para disa ditësh dukej vetëm një hipotezë, mundësia e karantinimit të publikut të Sanremos dhe artistëve pjesëmarrës në një anije udhëtimi po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Mediat italiane po flasin për një “anije karantinë” në Costa Smeralda, e cila mund të ankorohet në ujërat jashtë qytetit të luleve, në mënyrë që të krijojë një “flluskë” shëndetësore.

Sipas këtyre lajmeve, publiku prej 300-400 personash dhe artistët do të qëndrojnë të izoluar në anije dhe do t’u nënshtrohen tamponëve, në mënyrë që të jenë të imunizuar deri në fillimin e mbrëmjeve të Festivalit, kur ata do të transportohen së pari në tokë me varka dhe më pas në Ariston me autobusë të vegjël.

Sipas “Dagospia”, organizatorët e Festivalit (i cili do të drejtohet nga Amadeus nga data 2 deri më 6 mars) po punojnë për një zgjidhje duke respektuar rregullat shëndetësore anti-Covid. Prandaj ata kanë menduar që të krijojnë një “flluskë” në anijen e Costa Cruises, të ngjashme me ato të ndërtuara në Shtetet e Bashkuara për të lejuar përfundimin e kampionatit NBA.

Kjo hipotezë është kundërshtuar nga hotelierët e Sanremos dhe nga kryetari i bashkisë, Alberto Biancheri. Qyteti i luleve preferon përdorimin e disa hoteleve “të blinduara”, siç po bëhet për “Sanremo Giovani”, gjithmonë duke i kushtuar kujdes respektimit të protokolleve anti-koronavirus.

Ende nuk ka një vendim zyrtar se si do të procedohet.