MENU
klinika

TAP nis transportin e sasisë së parë të gazit

“Ditë historike për tregun energjetik të Europës”

31.12.2020 - 17:34

Pas fillimit të operacioneve komerciale në 15 nëntor 2020, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG konfirmoi të enjten fillimin e transportit të gazit nga Azerbajxhani. Sasia e parë e gazit mbërriti në Greqi dhe Bullgari, përmes pikës së interkonjeksionit të Nea Mesimvrias me DESFA-n, si edhe në Itali, përmes pikës së interkonjeksionit të Melendunjos me SNAM Rete Gas (SRG).

“Sot është një ditë historike për projektin tonë, po ashtu edhe për vendet tona pritëse e tregun energjetik të Europës. TAP-i është një pjesë thelbësore e rrjetit të gazit në kontinent, duke kontribuar në hartën e transportit të energjisë. Ne ofrojmë një linjë transporti të sigurtë, direkte dhe me kosto të ulët në vendet e Evropës Juglindore e më gjerë.”

“Fillimi i shpërndarjes së gazit është një moment historik për tregun e gazit në Europë. Teksa presim me padurim t’iu shërbejmë transportuesve të gazit në muajt e vitet që do të vijnë, presim me padurim të fillojmë gjithashtu fazën e dytë të testimit të tregut në verë, çka do të mundësojë zgjerimin e TAP-it në të ardhmen, duke dyfishuar kapacitetin e gazsjellësit.”

Si një linjë e re e importit të gazit, Korridori Jugor i Gazit përforcon sigurinë e sektorit energjetik të Europës, integrimin e tregut të saj, si edhe përpjekjet e BE-së për dekarbonizim. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në Azerbajxhan pranë detit Kaspik, për në Europë.

Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore. TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Europës Juglindore përmes interkonektorëve të shumtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!