MENU
klinika

“Do ta vuaj për tërë jetën”

Stefi Prifti flet për ndarjen nga jeta të bashkëshortes

31.12.2020 - 11:17

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Stefi Prifti, Marina, ka ndërruar jetë para 5 vitesh për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ajo u nda nga jeta në një moshë shumë të re dhe la pas dy vajza, për të cilat Stefi është kujdesur në maksimum gjatë kësaj kohe. Ai nuk ka preferuar të flasë shumë në lidhje me këtë çështje publikisht, duke qenë se ndarja nga jeta e bashkëshortes ka qenë një nga momentet më të hidhura të jetës për të.

Mirëpo sot i ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” si “opinionist”, ai ka folur për Marinën. I përlotur dhe mes emocionesh, këngëtari tha se vazhdon ende ta vuajë ikjen e saj dhe se mundet që ta vuajë edhe gjithë jetën.

“Edhe unë kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, ku humba bashkëshorten para 5 vitesh”, – ka treguar Stefi. “Kanë kaluar 5 vite. Nuk e di. Ka qenë humbje e madhe. E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet. Nuk bëhet më siç ka qenë. Dhe nuk harrohet kurrë!”, ka rrëfyer këngëtari i njohur tepër i prekur.  i prekur.

 

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat