MENU
klinika

Me videon më të ëmbël

Dojna Mema dhe Vlashent Sata konfirmojnë lidhjen!

30.12.2020 - 10:02

Në një intervistë për Anabel gati një dekadë më parë, artisti Vlashent Sata e përshkroi vajzën e tij të ëndrrave si “një njeri të thjeshtë dhe të veçantë, me sytë plot me jetë, me ëndrra plot, me zemër fëmije e me forcën për t’ia dalë vetë në jetë”. Vajza e tij e ëndrrave është Dojna Mema.

Në një postim surprizë në Instagram, këngëtari, tekstshkruesi dhe kompozitori publikoi një video nga momentet e përditshmërisë dhe udhëtimeve. “Uroj që ky vit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë,” shkruan ai.

“E dija! Ishte e dukshme kimia juaj në intervistën që të bëri Dojna”, “Sa çift i bukur”, “Po bëjmë sikur nuk dimë gjë” janë disa prej komenteve.

Zërat për një raport të tyre nisën në mars të këtij viti, pasi u vu re se Dojna dhe Vlashenti shfaqeshin shpeshherë në vende të njëjta. E kontaktuar nga Class në lidhje me romancën me këngëtarin, Dojna u përgjigj me “po, kam dëgjuar edhe unë pak vërdallë” duke mos komentuar thashethemet. Pjesëmarrja e moderatores në videoklipin e këngës “Copëzat” në maj shërbeu si një lloj “mbulimi”.