MENU
klinika

Bundesliga, java 13

Dortmund bie në Berlin, nuk është për titull

18.12.2020 - 22:29

Borussia Dortmund nuk bën dot dy fitore radhazi dhe mbetet në vendin e katërt. Verdhezinjtë janë mposhtur në Berlin nga Union, që fitoi 2-1 në shtëpi. Vendasit u ngjitën ne vendin e pestë.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Me të nisur e dytë, Union shënoi golin e avantazhit. Dortmund ka barazuar në 60’. Interesant është fakti që shënues është 16 vjeçari i gjermanëve Youssoufa Moukoko që realizoi një supergol.

Ai realizoi një gol mjaft të bukur pas një pasimi në hyrje të zonës. Moukoko është 16 vjeç dhe 28 ditë, duke qenë shënuesi më i ri i Bundesligës. Por Friedrich në 78’ realizon sërish për vendasit, duke marrë fitoren.