MENU
klinika

Pfizer mbërrin në Serbi

Dozat e para të vaksinës, për shtëpitë e të moshuarve

22.12.2020 - 12:40

Mëngjesin e së martës kanë mbërritur në aeroportin e kryeqytetit të Serbisë 4.800 dozat e para të vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech, që sipas zyrtarëve janë të destinuara kryesisht për shtëpitë e të moshuarve.

Licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore, ndërsa dozat e ardhshme do të mbërrijnë, deri në fund të vitit. Serbia bëhet kështu vendi i parë në rajon që merr vaksinën. Qeveria e këtij vendi ka porositur 340,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i pandemisë, në Serbi, nga COVID-19 janë prekur 303,747 persona dhe janë regjistruar 2,733 vdekje.