MENU
klinika

Këtë e vërtetoi veprimi i tij i fundit!

Dua Lipa i “ka vjedhur zemrën” Barack Obama-s

20.12.2020 - 10:38

Çfarë i duhet një artisti për të qenë në majë të botës: Vetëm talent dhe shumë punë! OK, ndoshta edhe pak fat.

Por, diçka e kemi mësuar me siguri nga shqiptarët e suksesshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht, se pavarësisht sa i vogël dhe i panjohur mund të jetë vendi yt, talenti dhe vullneti yt një ditë do vlerësohen nga të gjithë.

E kur flasim për këtë temë nuk mund të mos mendojmë Dua Lipën, për të cilën pa frikë mund të themi se është një nga shqiptaret më të suksesshme në botë dhe 2020 ka shënjuar karrierën e saj.

Dhe pse po flasim sot për Duan? Epo, ja… 25-vjeçarja ka përfunduar sërish në listën e të preferuarëve të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale një listë me këngët e tij më të preferuara dhe më të dëgjuara të vitit që po lëmë pas dhe mes tyre është dhe kënga e Duas.

Bëhet fjalë për “Levitating” që u publikua 2 muaj më parë dhe është në bashkëpunim me DaBaby.

Kjo është një nga këngët më të pëlqyera të albumit të Duas dhe si duket i qenka fiksuar edhe ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Kujtojmë se edhe në verë Obama ka krijuar një play listë me këngë të preferuara që e kanë shoqëruar gjatë karantinës. Teksa tregoi këngët në rrjetet sociale, në mesin e tyre ishte  edhe “One day” e Duas në duet me J Balvin dhe Bad Bunny.

Këto ditë pritet që shqiptarja të publikojë edhe këngën e fundit për 2020, për të cilën nuk ka ende detaje.

Ndonëse ky vit i ka falur shumë suksese e rekorde, kulmin Dua e arriti pak javë më parë kur u mësua se së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start noë, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN