MENU
klinika

"Të dua!"

E prisnit? Bebe Rexha qenka frymëzuar nga Kim Kadashian!

05.12.2020 - 09:57

Më herët ditën e sotme Bebe Rexha hapi zemrën me fansat në rrjetet sociale duke bërë një rrëfim të sinqertë, ku ka treguar se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte.

Mirëpo, gjejeni pak kush e ka inspiruar të ishte vetvetja, pa barriera dhe pa sekrete? Kim Kardashian.

Bebe thotë se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kim. Ajo ka rishpërndarë videot e Bebes në Instastory, ku ka shkruar: “I love you, baby.”

Bebe nuk është shqiptarja e parë me të cilën Kim ka lidhje të ngushta. Kujtojmë se prej vitesh ajo ruan një super miqësi me grimierin e njohur Mario Dedivanovic!
Mbretëresha ka një dhuratë speciale për të

Kate Middleton feston 10 vite martesë!

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Shuma marramendëse që ka marrë për një set fotografik!

Habit Endrit Mërtiri!