MENU
klinika

Flet e përlotur për sherrin me Stresin

Einxhel Shkira: Mund të kisha vrarë veten!

18.12.2020 - 11:32

Javën e kaluar debati mes Stresit dhe Einxhel Shkirës bëri goxha bujë. 

Dje ajo ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur rreth kësaj situate. Einxhel ka deklaruar se kjo situatë e ka prekur shumë atë dhe familjarët e saj.

“Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vrau Klodianin.”

Sakaq, Einxhel ka treguar se ka marrë një mesazh prekës edhe nga e ëma e cila i shkruante të mos merrej më me asgjë dhe të qëndronte e qetë. Teksa lexonte mesazhin e të ëmës ajo u përlot në studio.

“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë :
Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”.

E gjitha filloi kur reperi sulmoi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë. Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta(madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë). Ai shkruante fjalë të ashpëra në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë, edhe reagimi i Einxhel nuk mungoi. Po në Instastory ajo shpërndau një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Më tej, moderatorja shkruante se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë, ndërkohë që shtonte se ka bërë zgjedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.

Një ditë pas këtij debati virtual, “iconstyle.al” kontaktoi me Einxhel për të mësuar më shumë rreth asaj ç’ka kishte ndodhur mes tyre dhe për të qartësuar një herë e mirë fansat.

Einxhel sqaroi se nuk ka dalë kundër protestuesve, vetëm ka shpjeguar arsyet e  saj pse nuk ishte e pranishme në shesh bashkë me ta siç bën zakonisht. Sa i përket debatit me Stresin, moderatorja na tha se kanë zgjedhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka patur me babain e tij, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”.

Ajo shtoi se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj.

Në fund e falenderoi për qytetarinë dhe urtësinë e treguar, e cila beson se ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.

Unë pata nje telefonatë shume dashamirëse me babain e Stresit,një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kerkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time. Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija,sidomos vajza. E pranova faljen e tij dhe e falenderoi për qytatarinë dhe urtësinë që tregoi e cila besoj ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.Pasi me rëndësi është të jemi të gjithë në paqe me veten dhe të tjerët që na rrethojnë!

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat