MENU
klinika

“PDK në sondazhe shumë më mirë se në 2019”

Enver Hoxhaj: Kur dhe më kë do të hyja në koalicion si kryeministër

30.12.2020 - 21:40

Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK ka folur për shumëçka mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24, teksa sjell dhe një opinion për atë çfarë ka ndodhur në 2020 gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës me Avdullah Hotin.

I pyetur nëse i ka ikur koha PDK-së dhe nëse është koha për epokë tjetër politike në Kosovë, Hoxhaj tha se PDK është sot në sondazhe shumë më mirë se në vitin 2019. Sipas tij, është kërkesë e qytetarëve që PDK si një garant i Kosovës së pavarur ta udhëheqë qeverinë e ardhshme.

Ai tregoi se me kë dhe në cilat raste do të bënte koalicion si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
“Në sondazhet e brendshme që kemi qëndrojmë shumë më mirë se në 2019. Në 2019 kemi qenë shumë më keq se sa jemi aktualisht. Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar që këto dy subjekte politike, LVV dhe LDK që në tetorin e kaluar fituan zgjedhjet, krijuan një koalicion të shpresës, një koalicion i premtimeve të pambajtura, i mashtrimit, jo funksional që në fund të ditë prodhoi në krizë politike. Është kërkesë e qytetarëve që PDK si një garant i Kosovës së pavarur ta udhëheqë qeverinë e ardhshme. Z. Kurti e ka dorëzuar pushtetin, ka pasur frikë ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, për shkak të pandemisë, për shkak të marrëveshjes. Qeveria Hoti e LDK ka qenë aq e dobët, aq e lodhur sa nuk ka qenë në gjendje të marrë asnjë vendim në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha vendimet duhet të merrnin mbështetjen e PDK-së. Ne kemi votuar, buxhetin, pakon për rimëkëmbjen ekonomike etj. Parti që mund të jetë forcë e stabilitietit, e udhëheqjes, e vendimmarrjes është vetëm PDK. Çfarë ka ndodhur në 2020 është vetëm një mjerim politik.
Parti politike në rajon që dalin dhe prezantojnë sondazhe, janë parti që nuk i takon askush në Evropë. Unë nuk di parti që luan rolin dhe të një partie dhe të një think tank. Janë manipulime nga VV.
Absolut nuk mendojmë që mund të fitojmë 50% të votave.
Për ne është në kulturën tonë politike që asnjëherë nuk flasim para zgjedhjeve se me kë mund të jemi në koalicion. Ne garojmë me programin dhe ekipin tonë, kush do jetë në koalicion diskutohet pas zgjedhjeve, por me një kusht që ne ta formojmë qeverinë. PDK garon në këto zgjedhje për ta udhëhequr qeverinë e Kosovës. Do të hyj në koalicion vetëm me kushtin që do ta qeveris qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kemi sjelljen e një partie të parë. Nëse të tjerët do ta mbështesin kandidaturën time si kryeministër do shikojmë pikat tona të përbashkëta programore. Nuk mund të jemi me dikë që është kundër marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë. Bashkëpunimi jonë mund të varet me çdo subjekt politik është se si kemi qasje ndaj pandemisë”, deklaroi Hoxhaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN