MENU
klinika

Shansi i Kurtit për tu rikthyer

Fati i qeverisë së Hotit vendoset sot!

02.12.2020 - 11:52

Gjykata Kushtetuese sot mund të vendosë për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, në rast se gjyqtarët e këtij organi që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësia që të kthehet në krye të Ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet që ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta dekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë janë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Salla.

Në anën tjetër, Qeveria po përfaqësohet nga avokati Besnik Berisha. Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja me nuk po merr pjesë si palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj po ashtu po merr pjesë në këtë seancë në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për legjislacion.

Nga Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Zyrës së Kryeparlamentares Vjosa Osmani po merr pjesë këshilltari ligjor i saj, Artan Murati