MENU
klinika

Krishtlindjet po vijnë...

Festa në shtëpi? 5 ide për të krijuar super atmosferë!

03.12.2020 - 10:00

Edhe pse e kemi të qartë që ky fundvit ka shumë ndryshime nga gjithë të tjerët, sërish kemi arsye për të festuar. Prania e familjarëve, ushqimet e mira, dhuratat dhe dritat e qytetit apo të shtëpive. Si ta bëjmë edhe më argëtuese gjithë sezonin duke qenë se pjesën më të madhe të kohës do ta kalojmë në shtëpi? Ca ide gjeniale, i gjeni më poshtë:

1.Përgatisni ëmbëlsira festive

Pasi të piqni biskotat e famshme, bëhuni gati t’i dekoroni!

2. Karaoke në shtëpi me këngë Krishtlindjesh!

Mblidhu me mamin, babin dhe gjithë familjen dhe niseni me Mariah Carey-n!

3. Shrkuajini babagjyshit letra!

Edhe pse vitet ikin, magjinë mund ta ndizni sa herë të doni. Nuk do t’ju duhet t’ja dërgoni në Polin e Veriut, por të paktën shkruajeni! Do të ndiheni më të çliruar mes gjithë këtij festimi kaotik!

4. Shihni filma të gjithë bashkë!

Sigurohuni të jenë filma festivë për gjithë familjen! Për festa duhen histori me fund të lumtur!

5. Provoni fatin

Një bingo e vogël do t’ju ndryshonte humorin.

Nëse bëni pak nga të gjitha këto, s’do ta ndjeni fare nevojën e një club-i deri në të gdhirë, ose të paktën mjaftohuni që provuat diçka ndryshe!