Shkencëtarët britanikë dhe ata rusë po bashkohen për të provuar një kombinim të vaksinave Oxford-AstraZeneca dhe Sputnik V për të parë nëse kjo gjë mund ta përmirësojë mbrojtjen nga Covid-19.
BBC raporton se përzierja e dy vaksinave të ngjashme mund të çojë në një përgjigje më të mirë të imunitetit të njerëzit. Provat eksperimentale do të bëhen në Rusi duke përfshirë persona mbi 18 vjeç, por nuk bëhet me dije numri i saktë i njerëzve të përfshirë.
Oxford kohët e fundit publikoi rezultate që tregojnë se injeksioni i tyre ishte i sigurt dhe efektivë mbi njerëzit. Studiuesit ende po mbledhin të dhëna për efektivitetin e vaksinës n grupmoshat më të vjetra ndërsa presin miratimin nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, MHRA.
Disa nga arsyet pse besohet te efektiviteti i kombinimit të vaksinave është fakti që të dy përdorin viruse të padëmshëm për të shpërndarë në trup pjesën e rëndësishme të vaksinës (pak nga kodi gjenetik i koronavirusit).
Oxford mendon se do të jetë mirë t’i injektohet dikujt një gjysmë doze se sa një dozë e plotë, pasi ekziston rreziku që injeksioni i dytë të jetë më pas efektiv.