MENU
klinika

''Fuqia e dashurisë mbetet arma-vaksinë''

Gjeneral Piro Ahmetaj dhe vëllai fitojnë betejën me Covid-19

09.12.2020 - 09:40

Gjenerali Piro Ahmetaj ka njoftuar përmes një statusi në median sociale Facebook se së bashku me vëllain e tij, ka fituar betejën me Covid-19.

Ai shpreh në status falënderime për familjen, infermierët dhe këdo që dhuroi mbështetje shpirtërore.

Gjeneral Ahmetaj, thekson se arma më e fortë për të përballuar pandeminë është “bomba atomike e dashurisë”.

Statusi i plotë:

Shumë të dashur miq,

Para së gjithash, ju KONFIRMOJ  se mbas një përballje “me ethet dhe dhimbjet e erresirës për jetën”, bashkë me vellain ja dolëm ta fitojmë luftën me Covid-19.
Sprovë e fortë KRENARIE ndaj familjes, përkujdesjes shenjtërore të 1/2 më të mirë dhe fëmijve të shtrenjtë, shtuar 1
ZOTIN  si dhe MIRËNJOHËS ndaj përkushtimit sublim të mjekëve infermierêve dhe energjisë së disa 1000-ra mesazheve tuaja.
Zbulimi i madh i Einstein (lutem shijojeni të jetësuar mrekullisht nga Sh.T M. Kabashit = https://youtu.be/xDt1JV9jAKo), që i thotë të gjitha, por si 1 që e provoi në lekurën e Tij betejën me virusin e djallëzuar, e konfirmoj se fuqia e DASHURISË mbetet ARMA-vaksinë e fitores së luftës mbi ushtrinë e uritur të ferrit për jetën njëriut!
Lutem që kjo përballje, të na shërbente si shkollë për këdo që mban ose aspiron të ushtrojë përgjegjësi shtetërore, se: “kjo luftë dhe ndoshta të tjera pas kësaj, fitohen vetëm me pêrgjegjshmêri, përkushtim, kompesim dinjitoz për sakrificat sublime; mbështetje sociale, mbi të gjitha me dhëmbshuri dhe solidaritet të pakushtëzuar për/me qytetarët.”
Kështu, besimplotë se të armatosur me “bombën atomike të dashurisë” jo vetëm do ta fitojmë luftën me “vampirët e padukshëm” por do të bëhemi edhe më të mirë, edhe më të fortë si dhe ditë më të begata na presin si shoqëri & komb
Duke ju uruar përzemërsisht shëndet dhe çdo të mirë,  Juaji