MENU
klinika

Kërcënimet e SHBA nuk e ndalin

Gjermania vazhdon me projektin e ndërtimit të gazsjellësit

13.12.2020 - 17:04

Një zëdhënës i projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 ka bërë të ditur, se sipas planit punimet kanë vazhduar. Ditët e mëparshme kishte pasur shenja për rifillimin e punimeve.

Sipas të dhënave të konsorciumit të gazsjellësit për përfundimin e tij kanë mbetur vetëm 6% e punimeve dhe bëhet fjalë për një gjatësi prej 120 km në ujërat gjermane dhe daneze. Nord Stream 2 do duhet të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani, dhe është një projekt veçanërisht i kontestuar në Europën Lindore. Këto vende e kundërshtojnë projektin nga frika e dobësimit të gazsjellësve të tjerë dhe shteteve tradicionalisht transit të gazit, si Ukraina.

Qeveria e SHBA e refuzon hapur ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Sipas Uashingtonit, Europa bëhet shumë e varur nga gazi rus. Në të njëjtën kohë vetë SHBA dëshiron të shesë gaz në Europë. Në fund të vitit 2019 punimet u ndalën, pasi SHBA vendosi sanksione. Të dyja anijet zvicerane që merreshin me vendosjen e tubacioneve u tërhoqën nga punimet.

Kërcënime për sanksione ka pasur edhe kundër portit gjerman Sassnitz-Mukran në Rügen, ku ruhen tubacionet e gazsjellësit. Pas lajmit për rifillimin e punimeve vlera e aksioneve të koncernit energjitik rus, Gazprom u rrit me 3,5%. Gazprom është pjesë e një konsorciumi ndërkombëtar të projektit Nord Stream 2./ DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti ka vlerë më shumë se 9 miliardë euro!

Nord Stream 2, Moska e Berlini sfidojnë Uashingtonin


Qeveria e pranon: Duhet disiplinim! (DEBATET)

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Projekti më i financuar në vitin 2023

Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?