MENU
klinika

Nisin nga Tirana dhe do të shtrihen në rrethe

Gjithçka që duhet të dini për testet e shpejta, si do aplikohen në Shqipëri

07.12.2020 - 12:18

Kanë mbërritur sot edhe në Shqipëri testet e shpejta. Qytetarët që kanë shfaqur simptoma të Covid-19 mund të drejtohen pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Sipas shpjegimeve të mjekëve ky test duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave të Covid-it dhe ka një vlefshmëri 100 për qind të rezultatit. Testet e shpejta do të jenë falas, pra me kosto zero.

Planifikimi për testimin e shpejtë të antigenit do të bëhet nga mjeku i familjes, sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik. Testi nis nga Tirana, qarku që ka më shumë se gjysmën e rasteve aktive të të infektuarve me Covid-19.

Përparësi do të kenë vatrat ku ka më shumë se dy të infektuar, si institucione të arsimit, apo kujdesit.

Pritet që në ditët në vijim të bëhen me dije edhe pikat e testimit që do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh sipas ndarjes gjeografike.

“Nga 20 dhjetori, testet e shpejta të antigenit do të vihen në dispozicion edhe të spitaleve rajonale për rastet e urgjencave të dyshuara, përpos testimit me metodën klasike te PCR”, është shprehur pak ditë më parë ministrja Manastirliu.

Në total janë vënë në dispozicion afro 100 mijë kite testesh të shpejta të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Testet e shpejta vijnë në një kohë kur situata me Covid-19 në Shqipëri paraqitet e rënduar. Qëllimi është që t’u jepet një dorë autoriteteve për të rritur kapacitetet testuese dhe parandaluese të infeksionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertja e ISHP-së: Do jetë falas!

Nga e hëna nis aplikimi i testit të shpejtë