MENU
klinika

Nga viti 1992 deri në 2008, kompania ka mbifaturuar konsumatorët

Gjobë 14 miliardë paund për Mastercard

12.12.2020 - 13:54

Kompania MasterCard mund të gjobitet me plot 14 miliardë paund, pasi dyshohet se nga viti 1992 deri në vitin 2008 ka mbifaturuar konsumatorët. Gjykata e Lartë më Mbretërinë e Bashkuar i ka dhënë dritën jeshile gjobës, por kompania i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar i ka dhënë dritën jeshile një gjobe të majme prej 14 miliardë paund apo 18.5 miliardë dollarë ndaj kompanisë Mastercard, për shkak të akuzave se ka mbifaturuar më shumë se 46 milionë britanikë për një periudhë 15-vjeçare. Gjykatësit refuzuan një apel të Mastercard, që përbën një nga çështjen më të mëdha të ngritura nga konsumatorët dhe shërben si një udhëzues për veprime të ngjashme në të ardhmen.

“Mastercard ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme ligjet e konkurrencës, duke vendosur tarifa shtesë mbi transaksionet për një periudhë të zgjatur”, deklaroi Walter Merricks, avokati i cili udhëhoqi këtë akuzë. Avokati shtoi se gjithçka që konsumatorët kanë blerë nga kjo kompani nga viti 1992 e deri në vitin 2008, ka pasur një çmim më të lartë se ç’duhej të kishte. Por, Mastercard deklaroi se i hedh poshtë të gjitha akuzat.

“Mastercard do t’i kërkojë Gjykatës së Apelit për Konkurrencën të anulojë këtë rrezik për veprime kolektive, që po shkon në rrugën e gabuar me një çështje që nuk është aspak e drejtë”, deklaroi kompania në një reagim.

SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN