MENU
klinika

Sonila Bejtja betohet në Presidencë

Gjykata Kushtetuese zyrtarisht me 7 anëtarë

29.12.2020 - 14:47

Gjykata Kushtetuese pa u mbyllur viti 2020 është bërë me 7 anëtarë.

Sonila Bejtja është anëtarja më e re pasi ishte e vetme në garën dhe KED e lejoi të kandidonte dhe ia çoi Presidentit.

Meta ditën e djeshme e emëroi kurse sot Bejtja shkoi në Presidencë për t’u betuar.

Vetëm disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese pas një periudhe 3-vjeçare jashtë funksionit arriti kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe u bë funksionale. Altin Binaj ishte anëtari i 6-të, tashmë Bejtja e 7-ta teksa mbeten edhe 2 që Gjykata Kushtetuese të ketë 9 anëtarë dhe të funksionojë normalisht.