MENU
klinika

Formula 1

Hamilton nuk lë dyshime, rinovon me Mercedes

18.12.2020 - 14:13

Lewis Hamilton do të kërkojë titullin e tetë në Formula 1 me Mercedes. Piloti britanik pritet vetëm të firmosë rinovimin me skuderinë gjermane, me të cilën barazoi rekordin e Michael Schumacher me 7 tituj në Formula 1.

Kampioni i botës deklaroi pas garës së fundit se do të vendoste të ardhmen para Krishtlindjeve dhe gjithçka po shkon në atë drejtim. Statusi i fundit në twitter-in e tij është i qartë:

“Plani im është të qëndroj këtu. Unë dua të qëndroj edhe vitin tjetër. Mendoj se bashkë me skuadrën kemi shumë gjëra për të bërë së bashku dhe shumë fitore të tjera për të arritur. Jo vetëm në sport, por edhe jashtë tij”.

Këto ishin fjalët e përzgjedhura nga Hamilton që nuk lënë vend për dyshime për të vijuar bashkëpunimin me Mercedes. Enigma e vetme tashmë mbetet për sa vite do të rinovojë britaniku. A do të ndjekë 35-vjeçari shembullin e shefit të tij Toto Wolf, i cili rinovoi për 3 vite? Ajo që përflitet për momentin është një bashkëpunim të ri 2 vjeçar.

Hamilton me Mercedes ka fituar gjashtë tituj, 4 të fundit radhazi. Ndërsa një titull ka fituar me McLaren në vitin 2008. Me skuderinë gjermane në vitin 2021 ai do të kërkojë të bëhet me më shumë tituj në historinë e Formula 1.