MENU
klinika

‘Mos dilni’ nga shtëpia!'

Hyjnë në fuqi masat kufizuese anti-Covid

24.12.2020 - 20:44

Duke filluar që sot e deri në 4 janar do të vendoset ora e “shtetrrethimit”.

Mund të lëvizim lirshëm duke filluar nga ora 06:00 deri në 20:30 të mbrëmjes.

Kjo masë shtrënguese do të vijojë deri në 4 janar. kujtojmë që nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit lejohet të lëvizet vetëm për arsye shëndetësore dhe arsye pune.

Masat e reja:

Ora policore duke nisur nga data 24 dhjetor, do të nisë në orën 20:30 deri në orën 6:00 të mëngjesit, deri në datën 4 janar.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fastfood në orën 20:30-06:00 nga data 24 dhjetor deri me 4 janar, nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne orën 22:0-06:00

Pezullon fluturimet nga Britania e Madhe pas shfaqjes së një varianti të ri të koronavirusit në këtë vend.

Do të karantinohen për 14 ditë nga data 22 dhjetor deri në 6 janar të gjithë udhëtarët që kthehen nga Britania përmes rrugëve të tjera, apo shteteve që kanë fluturimet e hapura me Britaninë.

Gjithashtu nga sot mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.