16.12.2020 - 15:25
Gjatë konferencës së sotme për mediat, teksa sqaroi Aktin Normativ të Buxhetit 2020 të miratuar sot nga qeveria, ministrja e Financave, Anila Denaj foli edhe për paketën financiare për pensionistët.
Ajo tha se ndarja e shpërblimeve do fillojë menjëherë, ndërsa shtoi se për shkak të vështirësive me pandeminë do ju shpërndahet edhe në shtëpi përmes Postës Shqiptare.
“Shpërndarja do fillojë menjëherë, por nëse ka vështirësi që lidhen me pandeminë do ju shkojë në shtëpi përmes Postës Shqiptare”,- sqaroi Denaj.
E pyetur nëse do ketë vonesa në ndarjen e pensioneve këtë muaj, Denaj tha se është “çështje procedurale që s’do ketë diferencë të madhe”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Miratohen 2 marrëveshje me BERZH dhe 1 me EBA