MENU
klinika

Vrasja e 25-vjeçarit

Kaos në kryeqytet/ Autobotë me ujë ndërhyjnë për të shpërndarë turmën e protestuesve

10.12.2020 - 18:47

Qytetarët janë mbledhur në ditën e dytë të protestave për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

Ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit, këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës.

Dhe kjo gjë duket se nuk ka mjaftuar.

Kështu, dy autobotë kanë nisur të shpërndarjen turmën e qytetarëve në zonën ku ndodhej Teatri Kombëtar.

Më herët pati tentativa për të shpërndarë turmën me sprai apo gaz lotsjellës, ndërsa qytetarët i janë përgjigjur policisë duke hedhur sende të forta ndaj tyre dhe ndaj institucioneve përgjatë Bulevardit.