MENU
klinika

Edhe Miccoli

Kapiteni i Napolit përjetëson Maradonën me tatuazh

08.12.2020 - 14:12

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona ishte një goditje e fortë emocionale për shumë napolitanë. Ndër ta, sigurisht, ishte edhe kapiteni momental i skuadrës, Lorenzo Insigne.

Sulmuesi u rrit me ëndrrën të vishte fanellën e Napolit dhe t’i ngjante sadopak në lojë Maradonës. Ëndrra e parë u arrit, teksa e dyta mund të gjykohet. Gjithsesi, respekti është ajo që vlen, me Insigne që tashmë ka përjetuar imazhin e tij në një tatuazh.

29-vjeçari ka bërë tatuazh në këmbë fytyrën e ‘Pibe de Oro’, imazh që do e shoqërojë gjatë jetës dhe karrierës futbollistin italian. Të njëjtin veprim ka bërë edhe futbollisti tjetër, ish sulmuesi i Palermos, Fabricio Miccoli.

41-vjeçari ka një marrëdhënie shpirtërore me Maradonën, emrin e të cilit e mban djali i tij, Diego. Gjithashtu, Miccoli ka blerë në ankand edhe një vath të mbajtur më përpara nga argjentinasi, teksa tashmë imazhi i tij do e shoqërojë kudo. Miccoli ka bërë tatuazh në pulpë portretin e Maradonës së bashku me një nënshkrim të tij.