MENU
klinika

Së shpejti nis gjykimi

Shpat Kasapi kapet me kokainë!

28.12.2020 - 11:33

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi kapet me kokainë në Maqedoninë e Veriut. Kështu shkruajnë mediat vendase në Shkup.

Sipas tyre, Shpat Kasapi i cili është dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është ndaluar një muaj më parë me dy pako me kokainë. Mediat maqedonase zbardhin skandalin dhe bëjnë me dijes e këngëtari shqiptarë është kapur në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET.

Ato kërkojnë një reagim zyrtar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Autoritetet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut e kanë lënë të lirë këngëtarin Shqiptar Shpat Kasapi por kanë ngritur akuzë ndaj tij dhe shpejt pritet të fillojnë hetimet.

Shpat-Kasapi-droga-izveshtaj.jpg

Ndërkohë, këngëtari ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan.

Ai hodhi poshtë pretendimet duke thënë se janë vetëm shpifje.

Ai publikoi pamjet nga një lokal në Tiranë dhe shkroi: “Në Tiranë për qejf, ju më nxorrët në burg”, duke shoqëruar postimin me emoji duke qeshur me lot.

Më pas shtoi: “Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.