MENU
klinika

Mesazhi për protestuesit

Kërkesa për dorëheqjen e Ardi Veliut, reagon ashpër Kryeministri Rama!

11.12.2020 - 12:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar shpër pas kërkesës së protestuesve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë prerë: “Ta harrojnë”.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sillni familjen këtu, dua t’i kërkoj…"

Lihet në burg efektivi që vrau Klodian Rashën