MENU
klinika

“Lajm i madh”/ Reagon dhe ambasadori i BE, Soreca

Kim: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Kushtetuesen, tani duhet edhe 1!

17.12.2020 - 16:51

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.

Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që KED tashmë të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës.

Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE.

Postimi

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.”

Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por po bën progres, hapa pas hapi dhe duhet të vazhdojë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht dëshirën e shqiptarëve për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe funskional.

Po ashtu këtë hap e ka përshëndetur dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca:

Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si Anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në opinionit e Komisonit të Venecias qershorin e kaluar. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës.Është thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?