MENU
klinika

Vë në plan të parë betejat ideologjike!

Kina, kërcënim për demokracinë në botë

21.12.2020 - 10:00

Partia Komuniste po vë betejat ideologjike në radhë të parë. Shekulli 20 mund të ketë qenë më i përgjakshmi në botë, por në fund demokracia ishte triumfuese. Ndërsa bota festoi rënien e autoritarizmit në Rusi dhe Evropën Lindore në 1989, Kina po studionte me kujdes se si të shmangte të njëjtin fat. Partia Komuniste Kineze arriti në përfundimin se Bashkimi Sovjetik ishte rrëzuar jo vetëm sepse nuk arriti të adaptohej me ndryshimin e botës, por gjithashtu, më e rëndësishmja, sepse ajo i kishte kthyer shpinën përvojave të saj historike dhe ideologjike. Edhe kur Kina ndoqi me vendosmëri rrugën e reformës ekonomike dhe rritjen spektakolare që erdhi me të, ajo këmbënguli mbi ideologjinë e saj thelbësore: socializmin me karakteristikat kineze nën udhëheqjen absolute të Partisë Komuniste Kineze.

Tridhjetë vjet më vonë, bota, sipas Partisë Komuniste Kineze, po pëson një ndryshim një herë në një shekull që do të kthejë valën e fuqisë globale nga Perëndimi në Lindje, duke transformuar kështu natyrën e pas Luftës së Dytë Botërore në rend ndërkombëtar. Përvoja e Kinës për pandeminë e koronavirusit ka rikonfirmuar këtë vlerësim të udhëheqjes globale amerikane, aftësive të dështuara të Perëndimit për të adresuar sfidat e shekullit të ri dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë socialiste të Kinës në krahasim me kapitalizmin; më e rëndësishmja, ata mendojnë se kjo gjithashtu ka vërtetuar epërsinë e sistemit të tyre politik.

Me pak fjalë, udhëheqja kineze duket e bindur se përvoja kombëtare e Kinës dhe situata ndërkombëtare kanë provuar që një premisë themelore e shekullit të 20-të ishte e gabuar. Që kur mori detyrën e sekretarit të përgjithshëm, Xi Jinping i ka bërë thirrje Partisë Komuniste të përgatitet për betejën e ardhshme ideologjike. Në një fjalim që mbajti në janar 2013, Xi përshkroi socializmin me karakteristikat kineze si “programi më themelor, unifikues i partisë sonë” i cili kishte “lejuar Kinën të rezistonte gjatë dhe të ecte larg”, dhe që përfundimisht do të provonte të ishte më superiore se të gjitha modelet e tjera të qeverisjeve.  Fjalimi i tij u pa në atë kohë si një nxitje për kuadrot e partisë dhe të brezit të ri në Kinë për të mos harruar atë që Kina kishte arritur për shkak të Partisë Komuniste, sepse forcat e jashtme donin të ngatërronin njerëzit dhe t’i nxitnin ata në përmbysjen e regjimit në Kinë.

Si shpesh me nxitje të tilla, ishte një përzierje e pasigurisë, mes asaj që partia e pa si rritje të rrezikshme të kulturës dhe medias perëndimore në Kinë, dhe besimit. Megjithëse modeli i suksesshëm ekonomik i Kinës ka fituar admirues dhe miq në të gjithë botën, aftësia e saj për të kaluar në qendër të skenës botërore varet nga fakti nëse modeli i saj politik apo ideologjik bëhet një standard botëror. Shtetet e Bashkuara janë referuar si “udhëheqësi i botës së lirë” për shkak të atraktivitetit të modelit të saj politik si fuqisë së tyre ekonomike; i detyrohet Hollyuood-it sa edhe dollarit. Problemi i Partisë Komuniste Kineze është që modeli i saj i “socializmit me karakteristikat kineze” është, me vetë përkufizimin e saj, ekskluziv për Kinën. Ose siç e tha vetë Xi në fjalimin e tij në 2013, ideja është “e mbarsur me karakteristika kineze të dhuruara nga kushtet e kohës”. Miratimi i tij si një standard global bëhet i vështirë pasi është praktikisht e pamundur të kopjosh kushtet kineze në shoqëritë e tjera, dhe kështu është e vështirë që të imitohen nga politikat e tjera.

Meqenëse eksperimenti i dështuar Sovjetik ka zbehur çdo dëshirë në udhëheqjen kineze për të shkuar në rrugën e eksportimit të ideologjisë komuniste si një mjet për ndërtimin e markës së saj politike, diskreditimi i demokracisë si një sistem politik duket të jetë opsioni i zgjedhjes për Partinë Komuniste Kineze. Duket se po lëviz nga një strategji mbrojtëse e parandalimit të përmbysjes së shtetit komunist në Kinë përmes të ashtuquajturit evolucion paqësor me mjete demokratike në një strategji sulmuese të minimit të demokracisë jashtë vendit si modeli më i mirë politik. Kinezët pretendojnë shumë se ata kurrë nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të të tjerëve. Ky është një parim i mirë, por është ai që nuk duhet të merret më me vlerë nominale. Partia Komuniste Kineze duket se po ndikon në politikën e demokracive në shumë mënyra të ndryshme.

Ato më të dukshme përfshijnë manipulimin me parimet e lirisë së fjalës dhe presionit ndërsa u mohojnë të njëjtat mjete të tjerëve.

Kina u mohon ambasadorëve amerikanë dhe evropianë në Kinë të drejtën për të botuar pikëpamjet e tyre të paredaktuara në mediat kryesore kineze, edhe pse diplomatët e tyre kanë qasje të pakufizuar në media në demokracitë. Kina është e lumtur të përdorë mediat sociale perëndimore si Tuitter dhe Facebook ku gazeta e partisë “Daily People”, mban një nga llogaritë më të ndjekura në vend, ndërsa ndalon platformat nga vetë Kina.

Mungesa e aksesit për të huajt tek vendimmarrësit kinezë në qeveri si dhe vendimmarrësit në komunitetin strategjik qëndron në kontrast të fortë me gatishmërinë me të cilën demokracitë lejojnë lirinë e shprehjes. Media shtetërore kineze jashtë vendit po përdor të njëjtën hapje për të mbledhur dhe prezantuar informacione që portretizojnë demokracinë pritëse në dritën negative, të tilla si performanca e qeverive demokratike në trajtimin e COVID-19, ndërsa nuk lejon qasjen në media të huaja madje edhe për të raportuar mbi faktet në lidhje me si Kina trajtoi të njëjtën krizë brenda vendit ose pasojat e saj sociale dhe ekonomike.

Edhe xhepat e vegjël të hapjes që kanë ekzistuar dikur janë mbyllur, me shumë gazetarë të dëbuar nga Kina dhe mediat sociale të vetë vendit, të tilla si WeChat, më shumë të censuruar se kurrë.Por këto janë vetëm mënyrat më të dukshme. Më pak të dukshme janë aktivitetet e Departamentit të Ndërlidhjes Ndërkombëtare të Partisë Komuniste, praktikisht një zyrë e huaj paralele, e cila jo vetëm kultivon sistematikisht personalitete të huaja dhe familjet e tyre në mënyra tradicionale, por gjithashtu mbjell njerëzit e saj si diplomatë brenda ambasadave kineze në mënyrë që ata të mund të ndikojnë në politikë dhe politikat në demokracitë nën mbulesën ligjore.

Projektuar fillimisht për të punuar me partitë e tjera komuniste, është bërë një grup shumë më i gjerë që synon çdo organizatë që mendon se mund të provojë një mjet i dobishëm. Ndërsa Departamenti i Ndërlidhjes Ndërkombëtare synon të huajt, Departamenti i Punës së Bashkuar i Frontit – një organ i përhershëm, fuqia e të cilit është rritur me përgjegjësi të reja nën drejtimin e Xi – synon diasporën kineze, duke bërë presion social, financiar dhe personal mbi komunitetet për qëllimet e partisë. Si me të gjitha përpjekjet për propagandë në ditët e sotme, përpjekjet e Kinës dixhitalizohen, duke përfshirë përdorimin e të dhënave të mëdha dhe inteligjencës artificiale.

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Policy/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today

Kina nuk e ndal vrapin!