MENU
klinika

Kosovë/ S’ka datë, por fushata ka nisur

Koalicionet e mundshme dhe sondazhe se kush bën qeverinë

27.12.2020 - 20:42

Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme mes një krize institucionale dhe një tjetre shëndetësore.

Në kohën kur priteshin ethshëm emrat e kandidatëve për presidentë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Qeveria e Avdullah Hotit ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, tani në plan të parë ka dalë votimet e reja dhe ekzekutivi që do të dalë prej tyre. Aktualisht vetëm PDK-ja ka dalë me një kandidat zyrtar për kryeministër, Enver Hoxhajn, i cili përpos karrierës akademike, ka dhe një përvojë të gjatë institucionale e politike.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Cuni, njëherazi kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ka deklaruar sakaq se është i gatshëm të kandidojë për kryeministër të vendit, nëse partia e tij e propozon. “ Jam gjithmonë i hapur për sfida të reja dhe asnjëherë nuk i largohem pergjegjesive”, ishte komenti i tij ndërsa LDK-ja ende hesht. Kjo parti akoma nuk e ka propozuar kandidatin për kryeministër, por si opsione të mundshme janë përmendur mes te tjeresh Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti.

Vetëvendosja nga ana e saj shprehet e bindur në fitore e thotë se do të marrë 2/3 e votave. “Sa herë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë ky si mësim, që me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë”, u shpreh Albin Kurti I cili I ka kërkuar zgjedhjet prej kohesh dhe këtë moment, e sheh si mundësinë e vet të artë për të rimarrë frerët e pushtetit.

Por udheheqesiI LDK-së Isa Mustafa, nuk I beson sondazhet që nxjerrin fituese lëvizjen e Albin Kurti. I bindur tek puna e mire e qeverise Hoti, ai beson me force se kjo do të reflektohet dhe tek votat. Ndaj thote se nuk do të bëjnë koalicion me asnjë subjekt politik, edhe pse mbeten të hapur për bashkëpunime. Partia më e vogël, Aleanca Kosova e Re (AKR), po shikon dhe ajo mundësitë e saj. Ende pa u shpallur zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme, AKR ka pranuar oferta për koalicione parazgjedhore, duke thene se nuk ka vija të kuqe. Me interes të madh shihet sakaq në këto zgjedhje pozicionimi I Vjosa Osmanit.

Dy ditë më parë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherazi deputete e VV, Arbërie Nagavci, konfirmoi se do të garojnë bashkë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme, por LDK nuk beri asnje koment rreth kësaj deklarate. Edhe pse mban zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani mund të garojë pa vështiresi, në zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi një gjë e tillë është përcaktuar para dhjetë vjetësh nga Gjykata Kushtetuese, në bazë të kërkesës së ushtruesit të atëhershëm të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, i cili ishte asokohe dhe vete kryetar i Kuvendit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës e synonte kandidimin në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shansi i Kurtit për tu rikthyer

Fati i qeverisë së Hotit vendoset sot!