MENU
klinika

Tirana, Gjirokastra e Lezha më të prekurat nga COVID-19

Komiteti i Ekspertëve: Këtë javë do të shohim nëse…

08.12.2020 - 13:34

Komiteti i Ekspertëve ka informuar sot për situatën në vend nga COVID-19. Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se incidenca dy javore 356 raste për 100 mijë banorë, shifër më e ulët se vendet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të BE.

“Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë tirana, e ndjekur nga gjiro dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e nr të humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %”, deklaroi Fico.

Ndërkohë kryetarja e komitetit Mira Rakacolli tha se do të shihet për një javë nëse do duhet të merren masa të tjera për pandeminë.

“Gjendja mbetet e qëndrueshme dhe do na duhet dhe një javë tjetër për të parë nëse ka këtë qëndrueshmëri dhe do shikojmë nëse do kemi nevojë për masa të tjera”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN