MENU
klinika

Banorët protestojnë

Kompania kineze merr me qira për 99 vite ishullin australian

06.12.2020 - 07:10

Një kompani ndërtimi kineze e quajtur “China Boom” ka marrë me qira për 99 vite ishullin Kesëick në Australi, që i përket shtetit të Queensland.

Ishulli është pothuajse i paprekur, me ujërat e kaltra dhe balenat që shpeshherë shfaqen edhe në breg, duke e bërë një destinacion shumë të preferuar për turistët.

Por banorët e këtij ishulli, të cilët nuk janë më shumë se 100 persona, kanë protestuar për mënyrën se si kjo kopmani po i detyron të shesin shtëpitë e tyre.

Ata thonë se momentalisht asnjë turist nuk mund të futet në ishull pasi kompania e ndërtimit e ka bllokuar, ndërsa shtojnë se po u bëhet presion që të largohen nga banesat e tyre.

“Është e qartë që nuk na duan këtu, duan ta destinojnë ishullin vetëm për turizmin kinez”, denoncon një nga banorët.