MENU
klinika

Përfundon hetimi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Vlorës

17.12.2020 - 10:46

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Florjan Kalajën, gjyqtar në Gjykatën Vlorë, aktualisht i delegeruar në Apelin Durrës.

Hetimi administrativ për Selimin është përfunduar në të tri kriteret: deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjyqësore që kryen procesin e vettingut përbëhet nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Florjan Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.