MENU
klinika

"Na vendosni urgjentisht fondet në dispozicion"

KQZ shkresë Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit: Identifikimi elektronik i votuesve kushton 2 miliardë lekë

02.12.2020 - 11:38

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përmes një shkrese zyrtare, i kërkon Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit që t’i vendosin në dispozicion me emergjencë KQZ një fond prej 2 miliardë lekësh. Ky fond do të përdoret për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Celibashi në shkresën e tij thekson se pavarësisht se ligji parashikon që identifikimi elektronik duhet të shtrihet në jo më shumë se 20% të popullsisë, në këto zgjedhje procesi do të shtrihet në 100% të popullsisë.

Siç është njoftuar dhe më herët nga KQZ, 22 kompanive të huaja dhe shqiptare u është kërkuar të paraqesin një bilanc për koston e këtij procesi. Kësaj kërkese shkuran Celibashi në shkresën e tij i janë përgjigjur 7 kompani dhe pasi janë marrë në shqyrtim të gjitha, është dalë në përfundimin se procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve kushton afërsisht 2 miliardë lekë.

Kryekomisioneri thotë se kur na ndajnë 145 ditë nga data e zgjedhjeve, KQZ ka vetëm një fond prej 1 miliard lekësh i cili do të përdoret për pagesat e komisionerëve dhe materialet zgjedhore, ndaj Ilirjan Celibashi kërkon që në buxhetin e vitit 2021 të bëhen ndërhyrje dhe fondi i nevojshëm prej 2 miliardë lekësh t’i kalojë institucionit përgjegjës për zgjedhjet.

KQZ1-500x667.jpg
kqz-2-500x667.jpg
KAZ-3-500x375.jpg

KQZ-4-500x667.jpg
KQZ-5-500x667.jpg
KQZ-6-500x487.jpg