MENU
klinika

Çështja e buxhetit...

‘Kriza ekzistenciale’ e Evropës!

17.12.2020 - 19:19

Siç është zakon i BE-së, agjenda e luftës më të madhe që dominon udhëheqësit në Këshillin Evropian këtë javë ka lidhje me fondet e BE-së dhe me kushtet e rendit të ligjit dhe duket se do të zgjidhet me një kompromis. Nëse kompromisi e shpëton BE-në këtë herë – duke zhbllokuar buxhetin prej 1.8 trilionë € dhe fondin e rimëkëmbjes të mbajtur peng nga Hungaria dhe kundërshtimet e Polonisë për kontrollet e rendit të ligjit, nuk do të ndikojë shumë për të zgjidhur kriza ekzistenciale themelore që copëtonjnë BE-në.

Është hartuar plani aktual për futjen e kushtëzimit të rendit të ligjit në buxhet si një betejë ideologjike në të cilën vlerat themelore janë në rrezik. Duke bërë kompromise, ata në thelb kanë rënë dakord të vazhdojnë të mos pajtohen për sundimin e ligjit.

Por dakordësia për të mos u pajtuar është bërë gjithnjë e më e vështirë, mbase edhe e paqëndrueshme, pasi debati bëhet gjithnjë e më i polarizuar. Disa, duke përfshirë Kryeministrin Hollandez Mark Rutte, madje hodhën idenë se BE do të ishte më mirë pa Hungarinë dhe Poloninë. Ky është një përshkallëzim dramatik në një çështje që, për 10 vitet e fundit, udhëheqësit e BE treguan sukses në aftësinë e tyre për ta mbajtur jashtë tryezës së bisedimeve tërësisht.

Më parë, detyra e padëshiruar e trajtimit të “mangësive” të shtetit të së drejtës iu la Komisionit Evropian, gjykatës së lartë të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Asnjë veprim i përbashkët nuk u ndërmor nga krerët e qeverive të BE kundër kolegëve të tyre. Ky ngurrim për t’u përballur me këtë çështje u shfaq përsëri në korrik, kur udhëheqësit e BE vendosën në një kompromis qëllimisht të paqartë mbi sundimin e ligjit në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes. Bërja e fondeve në mënyrë të qartë e kushtëzuar nga masat e rendit të ligjit ishte një problem më shumë. Të gjithë kishin nevojë për një moment lehtësimi dhe uniteti, pas pandemisë së hidhur që goditi BE-në duke shkaktuar edhe më shumë kaos dhe ndarje midis vendeve anëtare. Por urgjenca e krizës së koronavirusit ka përkeqësuar linjat e defektit dhe e ka politizuar çështjen edhe më tej.

Pjesërisht, kjo është për shkak se pandemia ka rritur nevojën për “solidaritet” midis vendeve të BE-së. Evropa nuk është “vetëm për paratë”, “por edhe për vlerat”. Për disa, si Hollanda, apeli lehtësoi pranimin e borxhit të përbashkët pavarësisht besimeve të tyre “të kursyera” dhe avokimit të tyre për shpenzime të frenuara. Por gjithashtu u përkthye në një presion të shtuar politik për t’u siguruar që paratë janë shpenzuar mirë – dhe më pak durim për korrupsionin dhe sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit.

Hungaria dhe Polonia gjithashtu kanë theksuar qëndrimet e tyre ideologjike dhe retorikën e tyre në muajt e fundit. Të dy vazhdojnë të pretendojnë se BE dëshiron të detyrojë multikulturalizmin dhe standarde të tjera. Kryeministri hungarez, Viktor Orban në veçanti ka theksuar imazhin si mbrojtësi i vërtetë i civilizimit evropian dhe vlerave të krishtera.

Gjendja e ngërçit e muajve të fundit rezulton veçanërisht e hidhur për ata në Evropën Perëndimore të cilët, pas tranzicionit të vitit 1989 në demokraci në ish-shtetet Sovjetike, vunë bast që Evropa Qendrore dhe Lindore të bashkohej me shpejtësi, e “ata” të bëheshin si “ne”.

“Nëse gjatë rrugës kishte dallime mendimesh, ose vonesa në proces, kjo ishte mirë, për sa kohë që drejtimi i përgjithshëm i udhëtimit ishte drejt demokracisë dhe një BE-je të unifikuar.

Por sot kjo mundësi nuk qëndron më. Ose në rastin më të mirë, bëhet një lojë shumë e gjatë dhe që rrezikon të përfundojë keq. Lufta për sundimin e ligjit ka bërë të qartë një tension të dhimbshëm në zemër të projektit të BE: midis dokumentit themelues të BE, me këmbënguljen e tij për vlerat e përbashkëta dhe ambicies së saj gjeografike; midis lidhjes së saj me demokracinë liberale dhe dëshirës së saj për të përfshirë të gjithë Kontinentin. Kjo tërheqje gjeografike, për të unifikuar dhe për të sjellë vendet e Lindjes, është ajo që i bëri anëtarët e vjetër të BE të mos dëshironin, ose të paaftë, t’i përgjigjeshin provokimit të Orbanit në vitin 2014 se ai po ndërtonte një “demokraci joliberale” brenda BE-së. Askush nuk ishte i gatshëm të paguante çmimin politik dhe ekonomik për të ndaluar këtë prirje. Edhe tani, masat që do të dëmtonin Orban – për shembull, ndalimi i investimeve dypalëshe – nuk janë në tryezë. Tensioni midis kushtetutës dhe projektit politik ndihet më fort në Gjermani.

Respektimi i të drejtave themelore është thelbësor për identitetin e Republikës Federale të pasluftës. Ndërsa Parisi ose Haga mund të imagjinojnë një BE pa Poloninë dhe Hungarinë, për Berlin kjo është e paimagjinueshme. Kështu që nuk është për t’u habitur që Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka udhëhequr bisedimet me Orban dhe Moraëiecki, dëshiron të shpëtojë unitetin kontinental edhe me koston e njollosjes së kredencialeve të saj liberale. Ajo është e vetmja kryetare e qeverisë “perëndimore” të BE-së që këta burra e respektojnë, pasi, ashtu si ata, ajo u rrit nën një diktaturë komuniste. Ne e dimë se si Merkel, bazuar në atë përvojë, merret me realitete të pakëndshme: duke hedhur bast për të ardhmen dhe duke e quajtur atë “durim strategjik”.

Përpara samitit, ajo ka kërkuar të zbusë tensionin ideologjik, të shpëtojë unitetin e BE dhe të sigurojë që fondet e rimëkëmbjes mund të lëvrohen. Në mendjen e saj, një kompromis nuk do të jetë një flijim i vlerave të BE-së, por për të mbajtur flakën gjallë. Plani i  vendosur për t’u nënshkruar në samit mund ta bëjë këtë për tani, duke lejuar që të dy palët të ruajnë fytyrën dhe të pretendojnë fitore të pjesshme (ose totale).

Për Hungarinë dhe Poloninë, është një fitore sepse do t’u blejë atyre kohë dhe qasje të vazhdueshme në fondet e BE: Kompromisi parandalon Komisionin Evropian të ndërpresë paratë e BE në Budapest ose Hungari nëse duan të sfidojnë ligjshmërinë e rregullimit të buxhetit -kushtëzimi ligjor në gjykatën e lartë të BE-së, duke vonuar ndëshkimet e mundshme me muaj ose edhe vite.

Pjesa tjetër mund të ngushëllohet në faktin se kushtet e rendit të ligjit janë ende në fuqi – dhe se marrëveshja shmang një ndarje të plotë të buxhetit të BE dhe fondit të rimëkëmbjes. Sigurisht, kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Kjo nuk i mbush dallimet thelbësore duke shkëputur BE-në.  Në këtë aspekt, situata në Evropë sot i ngjan në mënyrë të pahijshme asaj të Shteteve të Bashkuara midis Deklaratës së Pavarësisë të vitit 1776 dhe Luftës Civile 1861-65, e cila i dha fund skllavërisë në Shtetet e Jugut.

Dhe si në SH.B.A., zgjidhja e tensionit midis parimeve dhe gjeografisë mund të duhen dy ose tre breza – veçanërisht pasi BE nuk do të shkojë në luftë, sipas stilit Abraham Lincoln, për t’i rregulluar gjërat. Përfundimisht, megjithatë, çështja do të duhet të adresohet. Ndërkohë, që basti i Merkel për të ardhmen të jetë me të vërtetë “strategjik”, ata që mbrojnë vlerat e BE-së duhet të mbajnë presionin financiar, ekonomik dhe politik mbi ata që i shkelin ato.

Përkthyer dhe përshtatur nga Politico/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN