MENU
klinika

Akuzat për shpërdorim detyre

Kryebashkiakja e Dimalit kallëzohet penalisht

27.12.2020 - 11:19

Një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Dimal, Julianaj Memaj, është regjistruar në 25 Nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Ajo është akuzuar nga shtetasi Petrit Baho,banues në fshatin Poshnje për: shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim dhe falsifikim. Prokuroria e Rrethit Berat,për shkak të moskopetencës e ka përcjellë kallzimin penal në SPAK. Ky kallzim penal,me nr.protokolli 3676 ka kaluar për kompetencë në SPAK në 02.12.2020.

Denoncimi është bërë nga 60-vjeçari Petrit Baho, i cili deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.

Në kallzim thuhet se:-“Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie.

Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Memaj për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia”.

Në lidhje me shkatërrimin e pronës së tij private,Petrit Baho ka kallzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal: Agim Çuni dhe Pandi Pilo për: shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim,falsifikim,kanosje dhe shpifje. I akuzuar për: ndërtim të paligjshëm,shkatërrim prone dhe falsifikim është edhe shtetasi Ramadan Baho,i cili është favorizuar dhe lejuar nga bashkia Dimal të ndërtojë në pronën e Petrit Bahos.
Petrit dhe Burbuqe Baho i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhje,pasi siç shprehen ata “bashkia po i vret”. Bashkëshortët Baho pohojnë se, janë kërcënuar nga shumë persona dhe deklarojnë se kryebashkiakja Mema ka marrë 20 mijë paund nga Ramadan Baho, me qëllim favorizimin e tij për ndërtim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall