MENU
klinika

Presidentja e Komisionit Europian tregon datën

Kur do të vaksinohen europianët e parë?

16.12.2020 - 07:58

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se vaksina e Pfizer dhe Biontech do të shpërndahet në Europë para fundvitit 2020.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen tha se takimi dhe diskutimi për vaksinën do të mbahet para Krishtlindjeve.

“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkruan Von der Leyen.