MENU
klinika

Përgjigjet Rakacolli

Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri?

22.12.2020 - 12:54

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëherësh zv.ministre e Shëndetësisë ka deklaruar se ende nuk ka një datë se kur do të mbërrijë vaksina anti-Covid në Shqipëri.

Rakacolli tha se vaksina do të jetë në vend në tremujorin e parë të 2021.

“Nuk kemi një datë të saktë.  Do të jetë brenda 3 muajshit të parë të vitit 2021. Vaksina nuk do të jetë e detyruar dhe do të jetë falas”, tha Rakacolli.

E pyetur nëse duhet ta bëjnë vaksinën personat që e kanë kaluar virusin, Rakacolli tha se për këtë ka dy këndvështrime.

“Në ato që ne diskutojmë ka qëndrime të ndryshme. Ka shkolla që thonë se nuk ke nevojë ta bësh, por ka edhe shkolla të tjera që rekomandohet pas një periudhe si 6 muaj apo më pas”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A ka ardhur “Covidi i ri” në Shqipëri?!

Rakacolli: Ruhuni nga njerëzit që vijnë nga Britania